26 Tetor, 2020

E lumtur në krahët e biznesmenit, Fjolla Morina publikon fotot me Fisnik Sylën dhe i dedikon fjalët e ëmbla: Vendi më i lumtur…


Fjolla Morina duket se po e shijon në maksimum romancën me biznesmenin, Fisnik Syla.

Këngëtarja bëri publike lidhjen me biznesmenin, pak ditë pasi ai i propozoi për martesë dhe tani nuk i ndal dedikimet romantike për të.

Ajo publikoi foto dhe video mbrëmjen e djeshme në InstaStory krah Fisnik Sylës në ambientet e jashtme të një lokali, duke treguar se arresti i saj shtëpiak ka mbaruar.

Çifti shfaqen të lumtur dhe të dashuruar në pamje, ku nuk kursejnë as puthjet me njëri-tjetrin.

Gjithashtu ajo publikoi disa foto nga arkiva me biznesmenin dhe shkroi: “Vendi më i lumtur në tokë është me ty ✨”

Me të njëjtën veshje si në imazhet me Fisnik Sylën, këngëtarja u shfaq edhe në videoklipin e saj të fundit “Kape”, që u publikua në YouTube në muajin shtator.

Lidhja e tyre u bë publike, pas arrestimit të këngëtares në kufirin e Morinës, pasi iu gjetën dy armë brenda në makinë.

Pas arrestimit në kufirin e Morinës, GSH raportoi se ishte pikërisht Fisnik Syla personi që i mundësonte jetën luksoze këngëtares, si edhe i bëri dhuratë një Audi Q7 disa ditë para ngjarjes.

Por pas këtyre lajmeve, ajo reagoi në rrjetet sociale duke thënë se nuk kishte lidhje intime mes saj dhe Fisnik Sylës, duke shtuar se po “shkatërrohet familja e një njeriu, që nuk e meriton”.

Nëna e dy vajzave kërkoi që të “mos futeshin në valle njerëz familjarë” duke theksuar se fajet e saj do i marrë vetë mbi sup.

‘E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në një fare pike. Të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë bëni mirë që të numëroni gabimet tuaja nganjëherë.

Çfarë s’kam lexuar këto ditë për veten time! Gjera që dhe unë si dija…Por të shkruani me emër dhe mbiemër dike i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua kjo është keqdashje e pastër. Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk meriton këtë ‘show’.

Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë,”– shkroi Fjolla Morina.

Pasi, këngëtarja bëri publike lidhjen u zbulua se Fisnik Syla kishte qenë i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Ish-bashkëshortja e tij akuzoi Fjolla Morinën se i shkatërroi familjen.

Sipas saj martesa e tyre zgjati 10 vite duke u përfunduar për shkak të lidhjes së biznesmenit me këngëtaren.

“Atyre që deshën shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë,”– tha mes tjerash ajo sipas nzoom.bizz, duke shtuar se “njeriu qenka më i fortë se guri”.

Ish-gruaja e biznesmenit theksoi se kjo fatkeqësi iu është shkaktuar nga Fjolla Morina dhe se ajo do marrë dënimin e merituar.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al