20 Mars, 2019

E keni parë të veshur me fustanin e bardhë, por kur do bëhet nuse Agnesa Vuthaj?


Modelja e njohur Agnesa Vuthaj është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku tregon për fansat detaje nga udhëtimet apo biznesi i saj. por Agnesën nuk e keni parë asnjëherë krah një mashkulli.

Modelja është kujdesur gjithmonë që jetën e saj private ta mbaj larg syrit të publikut.

Por bukuroshen e kemi parë shpeshherë të veshur me fustanin e bardhë duke pozuar si modele. E teksa ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, ajo u pyet se kur do të bëhet vërtet nuse.

“Kam bërë kaq shumë foto me fustane nusërie, sa kam filluar ta humb atë kuptimin e vërtetë që kanë vajzat për fustanin e bardhë. Kur je modele se ke më aq shumë të rëndësishme. Por për t’u bërë nuse nuk kam një datë. Nuk i dihet se kur, të shohim se çfarë do të sjellë jeta”, tha Agnesa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al