8 Qershor, 2023

“E kam zemrën shumë të dobët”-Ishte shoqëruesi i dhëndrit, flet i përlotur Romeo Veshaj: Më bëhet shumë qejfi për Elgitin dhe Klean!


Sot në emisionin “Ftesë në 5”, për here të parë u transmetuan disa pamje ekskluzive nga dasma e Klea Hutës dhe Elgit Dodës që kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë të dielën e shkuar.

Gjithashtu  u morën shumë intervista nga të pranishmit që po festonin edhe ata lidhjen e dy miqve të tyre.

Një prej të intervistuarve ishte Romeo Veshaj, mik i ngushtë i Elgitit, por njëkohësisht edhe shoqërues i dhëndrit në altar.

“E kam zemrën shumë të dobët. Të gjithë mendojnë se jam i fortë, por unë jam më i dobët se Donaldi realisht. Më bëhet shumë qejfi për Elgitin që u kurorëzua sot. Pashë dhe veten si mund të isha dhëndër. Mua kur s’ më mbajnë këmbët shoqërues, imagjino dhëndër… Uroj të jenë të qeshur, të lumtur , të gëzuar gjithë jetës e pse jo me 2-3 fëmijë të tjerë që të mos e lënë Kridin vetëm“-tha Romeo i përlotur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al