5 Janar, 2018

E injoroi në skenën e Festivalit në RTSH, Luiz Ejlli thumbon Adi Krastën: Prezantuesi ka një kontratë…


Gjatë mbrëmjes së parë të Festivalit të 56- të ndërsa duhet të prezantonte Luiz Ejllin e Rezarta Smaja, Adi Krasta përmendi vetëm emrin e Smajës para dhe pasi ata interpretuan këngën e tyre “Ra një yll”. Nuk dihet, nëse ishte një lapsus apo i qëllimtë fakti si në prezantim, ashtu dhe në përcjellje që Adi Krasta nuk e përmendi për asnjë moment Luis Ejllin, i zili ka qenë një talent i zbuluar pikërisht prej tij dhe Pali Kukes gjatë talent show-t “Ethet e së premtes mbrëma”.

I ftuar në emisionin “Dasara Radio Show” në Tema TV dhe MCN Radio, Luiz Ejlli ka folur për këtë çështje duke thënë: “Mua nuk më shqetëson fakti që nuk ma tha emrin ai, sepse nuk është se prisja që të ma thoshte emrin ai që të më njihnin njerëzit…por përderisa prezantuesi ka një kontratë me festivalin, dhe po ta marrësh hollë-hollë këngëtarët janë festivali, jo dritat, kamera e skena… ndaj prezantuesi ka për detyrë t’i prezantojë këngëtarët”-ka theksuar artisti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al