22 Qershor, 2018

E harroi modelin shqiptar, Linda Rei shfaqet duke u puthur me një tjetër mashkull


Linda Rei është bërë e famshme kur dha intervistën e saj të parë teksa tregonte për operacionin që kishte bërë për të ndërruar gjini. Më pas ajo mori vëmendjen e publikut me fotot mjaft provokuese dhe me deklaratat që bën për të dashurit e saj.

Disa ditë më parë ajo tërhoqi vëmendjen pikërisht për shkak të disa fotove intime me modelin shqiptar Berat Behrama. Pas komenteve ngacmuese me njëri-tjetrin, Linda fotografoi të shtrirë lakuriq në shtratin e saj modelin, pasi kishin kaluar natën së bashku.

Por me postimin e fundit që ka bërë Linda duke se ajo e ka harruar Beratin. Në një postim në “Instastory” Rei shfaqet në krah të një tjetër mashkulli.

Ata të dy i kanë hedhur krahët njëri-tjetrit teksa puthen, mirëpo Linda ka zgjedhur t’ia mbulojë fytyrën djalit që ka pranë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al