30 Janar, 2024

E gjeti të ulur mes banorëve duke e pritur/ Elvis Myrto përlot të gjithë nga takimi emocionues me babain: U futa në “Big Brother” që të…


Të gjithë banorët gjatë ditëve të qëndrimit në shtëpi do të ndajnë edhe rrëfimin e jetës, ishte Elvisi ai që e nisi i pari duke ndarë me publikun ndarë historinë e tij të jetës.

Ndër të tjera gazetari ka treguar se viti që lamë pas ka qenë ndër më të vështirët, duke përmendur këtu gjendjen shëndetësore të babit të tij dhe gjendjen e tij psikologjike.

Pjesë nga biseda e zhvilluar mes moderatorit dhe banorit të “BBVIP” 

Moderatori: Babi është heroi jot?

Elvis: Besoj se për çdo fëmijë babi është heroi i tij, por për mua është nëna heroina ime. Ajo është kujdesur për tre burra.

Moderatori: Po sikur t’i takoje?

Elvis: Nuk doja sepse nuk do e përjetoja mirë. Babi është shumë tip emocional dhe për këtë nuk do doja ta takoja.

Por pavarësisht nga dëshira e tij Elvisi e gjeti babain e tij të ulur mes banorëve në dhomën e ndenjes.

Takimi i Elvisit dhe babain ka emocionuar dhe përlotur të gjithë banorët e shtëpisë gjithashtu edhe publikun.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al