17 Dhjetor, 2018

E gënjente se punonte me CIA-n, por bashkëshortja zbulon se burri  kishte 3 gra e 13 fëmijë


Një grua ka rrëfyer se si ka zbuluar që bashkëshorti i saj kishte edhe tri gra të tjera. Mary Turner Thomson nga Edinburgh është shprehur se kishte një martesë të lumtur derisa zbuloi se burri i saj amerikan, William Allen Jordan ishte një begamist.

William kishte të paktën 13 fëmijë me gjashtë gra dhe Mary-t i kishte thënë se ishte një agjent i CIA-s.

53-vjeçarja është shprehur se jeta e saj pasqyron komplotin e dramës televizive “Mrs Wilson”, një thriller i ri i BBC1 i frymëzuar nga historia e vërtetë e spiunit të luftës dhe bigamistit Alexander Wilson.

Gjithashtu për “Daily Record” ajo ka thënë: “E kam njohur William online kur isha një mami beqare, me një fëmijë 9-muajsh. Ai ishte simpatik. Nisëm të takoheshim e pas dy javësh më propozoi për martesë. I thashë “jo”, por më pas bëmë fejesën dhe më vonë erdhi edhe dasma”.

“Pas 6-muajsh që ishim bashkë, unë ngela shtatzënë. Kjo ishte një surprizë e madhe për mua, pasi ai më kishte thënë se infertil”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë William i kishte thënë asaj se ishte një agjent i CIA-s dhe herë pas here i duhej që të largohej nga shtëpia për “misione të ndryshme. Por në fakt ai shkonte te familjet e tjera që kishte krijuar.

Mary e zbuloi gënjeshtrën e tij në vitin 2006, kur një grua e mori në telefon dhe e pyeti nëse ishte gruaja e William Allen Jordan. Pasi ajo i ka thënë “po”, tjetra i është përgjigjur: “Edhe unë jam gruaja e tij”.

53-vjeçarja është shprehur se kur i ka treguar William-it këtë bisedë, ai ka vazhduar të mbronte atë që kishte thënë në fillim, duke kundërshtuar çdo gjë.

Në 2014-n William Allen Jordan është akuzuar dhe dënuar me burg për bigami, posedonte në mënyrë të paligjshme një armë dhe për mashtrim. Pas lirimit, ai u deportua në SHBA.

Ajo tashmë ka shkruar një libër rreth kësaj historie, ku Mary shprehet se misioni i saj ka qenë që të inkurajojë gratë e tjera që të ecin përpara.

Panorama Plus

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al