13 Qershor, 2018

E dinit? Ecja përcakton sa tërheqëse është një femër (VIDEO)


Për të qenë tërheqëse, lëvizjet e një femre janë po aq të rëndësishme sa format e saj fizike.

Ky është përfundimi i një studimi të ri, i cili ka ekzaminuar se si mënyra që një femër ecën ndikon te të tjerët për të përcaktuar nëse janë apo jo tërheqëse.

Gjithashtu sipas këtij studimi, disa mënyra të ecuri, si duke tundur të pasmet është shumë e rëndësishme se si fytyra dhe trupi juaj duken.

“Kombinimi i një beli të hollë, të pasmeve të rrumbullakosura dhe një fiziku elegant, për një kohë të gjatë është besuar se janë të rëndësishme që një femër të cilësohet tërheqëse. Por edhe mënyra se si një vajzë lëviz është e rëndësishme”, ka shpjeguar Dr Ed Morrison, nga Universiteti i Portsmouth.

Sipas Dr Morrison, i cili është edhe drejtuesi i studimit, shumica e hulumtimeve për tërheqjen bazohen tek fotografitë, por në jetën reale, ne dallojmë partnere të mundshme në lëvizje, që është efekt i rëndësishëm.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al