6 Mars, 2020

“E bëra për të menaxhuar ankthin”, ish-presidenti amerikan flet për lidhjen jashtëmartesore me Monica Lewinsky: Isha nën presion të madh


“Ishte mënyrë për të menaxhuar ankthin”. Kështu e ka kujtuar ish presidenti Bill Clinton skandalin e tradhtisë në vitet 1990.

Clinton foli për lidhjen jashtëmartesore me Monica S. Lewinsky në një dokumentar të ri me katër pjesë “Hillary”.

Dokumentari u publikua të premten në Hulu dhe përqendrohet në jetën e Hillary Clinton si edhe fushatën e saj të pasuksesshme për presidente në 2016.

Në dokumentar, 73-vjeçari u pyet nga regjisorja Nanette Burstein pse u lidh me Lewinsky, një praktikante në Shtëpinë e Bardhë, edhe pse i dinte rreziqet.

Ai tha se ishte nën një presion të madh por që veprimet e mia ishin të pafalshme.

“Është diçka që ju heq mendjen për pak kohë nga problemet. Secili ka në jetë presione, zhgënjime, tmerr, frikë për çdo gjë. E bëra për të menaxhuar ankthet e mia për vite,”- tregoi ish presidenti.

Ndërsa më pas shtoi: “Ndonjëherë bëjmë gjëra që nuk duhet ti bëjmë,”- tha Bill Clinton. “Ishte e tmerrshme ajo që bëra. Tani jam një person krejt ndryshe nga sa isha, ndoshta ngaqë po plakem. Ajo çfarë bëra ishte e keqe por nuk e mendova.”

Hillary Clinton tha se u shkatërrua kur mori vesh lajmin por mbrojti vendimin për të qëndruar me bashkëshortin.

“Disa njerëz menduan se mora vendimin e duhur, disa menduan se mora vendimin e gabuar. I mora të dyja, konfirmimin dhe kritikat për vendimin tim,”– u shpreh ajo.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al