15 Mars, 2019

Dy vite pas vdekjes së nënës, këngëtari i famshëm humb motrën 18-vjeçare (FOTO)


Ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare, motra e këngëtarit të grupit të famshëm “One Direction”, Louis Tomlinson.

Felicite humbi jetën në banesën e saj në Londër dhe dyshimet e para të vdekjes mendohet se është pësimi i një ataku kardiak.

Vdekja tragjike e stilistes dhe yllit të “Instagram”-it që kishte mbi 1.3 milionë ndjekës, vjen pasi nëna e Louis, Johannan ndërroi jetë në vitin 2016 nga leucemia.

Louis mësohet se do të performonte këtë fundjavë këngën “Two of us”, e realizuar në kujtim të nënës së tij të ndjerë. “Nuk do ta dish kurrë sesa më ka marr malli/ Ditën që të morën, do të doja të isha unë në vendin tënd”, thuhet ndër të tjerash në tekstin e këngës.

Ndërkohë mediat e huaja raportojnë se më 13 mars rreth orës lokale 12:52 policia u njoftua se një grua kishte pësuar atak kardiak. Sipas njoftimeve 18-vjeçarja u deklarua e vdekur në vendngjarje.

Policia gjithashtu është shprehur se nuk ka gjetur shenja droge, por që janë duke punuar për të zbuluar përfundimisht shkakun e vdekjes së vajzës së re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al