30 Tetor, 2020

Duke u puthur dhe të shtrirë në vaskë, Brooklyn Beckham e uron kështu partneren e tij në përvjetorin e parë të lidhjes


Ditën e djeshme, Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz, kanë festuar përvjetorin e parë të lidhjes.

brooklyn beckham (1)

Djali i Victoria dhe David Beckham ndezi rrjetin duke publikuar dy foto nga vaska, ku shfaqet duke u puthur me patneren e tij, raporton “Mirror”.

brooklyn beckham (3)

Gëzuar përvjetorin e parë, zemër. Jam njeriu më me fat që të kam në krah. Mezi po pres të plakem me ty dhe të krijojmë familje. Të dua shumë”, shkroi ai krahas postimit.

brooklyn beckham (2)

Brooklyn para pak muajsh zyrtarizoi me fejesë lidhjen me aktoren dhe të dy kanë nisur të planifikojnë martesën.

Por, pak ditë më parë mediat britanike shkruajnë se ata kanë vendosur ta shtyjnë dasmën për shkak të pandemisë.

brooklyn beckham dhe nicola peltz (5)

21-vjeçari mendon të organizojë dy dasma me aktoren 25-vjeçare, sepse duan që të kurorëzohen në të dyja anët e Atlantikut.

brooklyn beckham nicola peltz1

Nga ana tjetër ata kanë fituar më shumë kohë për përgatitjet. Thuhet se Brooklyn po mendon që të gjithë organizimin ta realizojë brenda familjes dhe dy vëllezërit e tij Romeo e Cruz do të jenë shoqëruesit e tij.

brooklyn beckham (8)

Ish-futbollisti, David Beckham do të qëndrojë pas dy ceremonive, ndërsa Victoria Beckham do të kujdeset që të stilojë fustanin e nusërisë së Nicola-s.

brooklyn beckham (4)

Thuhet se ceremonia në Amerikë do të mbahet nën masa më të rrepta sigurie se sa ajo në Britani.  Fustani do të dizajnohet posaçërisht për Nicolan nga studioja e Victoria Beckham dhe skicat e para janë gati.

nicola brooklyn

Kjo do të jetë hera e tretë që ish-pjesëtarja e grupit “Spice Girls” do të prodhojë një fustan për një personazh të famshëm.

nicola brooklyn 2

Në vitin 2016-të Eva Longoria i kërkoi që t’i stilonte fustanin e nusërisë, ndërsa Meghan Markle veshi një fustan të Victoria Beckham për ditën e Krishtlindjes.

david-victoria-brooklyn brooklyn nicola (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al