7 Maj, 2020

“Dëshirojnë një familje të madhe”- Pas lajmit të shtatzënisë, Gigi Hadid dhe Zayn Malik po shkojnë drejt martesës?


Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Dhe fansat e tyre dyshojnë se këngëtari po mendon të martohet me supermodelen.

Kjo për shkak të një tatuazhi të ri domethënës që vunë re në krahun e ish ylli të One Direction.

George Khalife publikoi një foto të Hadid dhe Malik të kapur për dore dhe mbanin byrzylykë të njëjtë.

Dhe në një foto të postuar në InstaStory të krahut të Malik, u vu re që ai ka bërë tatuazh poezinë e poetit libanez Kahlil Gibran, “Në martesë”. Më parë këngëtari ka postuar poezinë në rrjetin e tij social Instagram.

“Ju keni lindur së bashku dhe së bashku do të jeni përgjithmonë,”- shkruhet në tatuazh.

Poema nxiti thashethemet se ata janë fejuar në fshehtësi, por nuk ka asnjë indikacion nga modelja dhe këngëtari që kjo ka ndodhur.

Pak ditë më parë u bë publik lajmi se Zayn dhe Malik janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmi u zbulua në festën e 25 vjetorit të lindjes së modeles.

Hadid konfirmoi lajmin duke thënë se janë shumë të emocionuar që do bëhen prindër.

Të dy janë izoluar së bashku në fermën e familjes së Gigit dhe po shijojnë shtatzëninë cdo ditë.

Gjithashtu raportohet se ata dëshirojnë të zgjerojnë familjen e tyre, duke bërë sa më shumë fëmijë.

“Ata i kanë kaluar ulje-ngritjet e tyre, por nuk ndaluan së kujdesuri për njëri-tjetrin”- tha një burim. “Tani planifikojnë të kenë një familje të madhe.”

/Panoramaplus.al

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al