21 Prill, 2022

Dua Lipa ndan me ndjekësit e saj fotot nga turneu i ‘Future Nostalgia’


Dua Lipa ndau një sërë fotografish në Instagram dotën e sotme teksa vazhdon turneun e saj ‘Future Nostalgia’.

Këngëtarja, 26 vjeçe, ka nxjerrë në pah barkun e saj të tonifikuar, e veshur me kostum të kuq sportiv.

Pamjet e tjera treguan yllin duke kërcyer mbi një shtrat të madh e veshur me pizhamet e saj. Në foto dukej gjithashtu ylli duke bërë flokët dhe grimin përpara se të performonte, duke ecur në rrugë në kryeqytet dhe duke shfaqur barkun e saj të tonifikuar me një këmishë me vija dhe xhinse.

Ylli e përfundoi postimin e saj me një klip të saj duke performuar në skenë në një arenë të mbushur plot.

Dua po vazhdon ende turneun e saj në Mbretërinë e Bashkuar gjatë muajit të ardhshëm, duke përfunduar në Londër para se të niset për në Belgjikë për të udhëtuar në pjesën tjetër të Evropës.

Turneu ishte shtyrë më parë për shkak të Covid-19, teksa Dua së fundmi ka qenë duke e ‘pritur kaq gjatë’ për rikthimin e saj në skenën e MB.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Gjatë një interviste me The Sun, ylli tha se “kaq shumë kishte ndryshuar” që nga koha kur turneu i saj ishte menduar të zhvillohej, duke e përshkruar reagimin nga fansat e saj si “mirëseardhja më e mirë në shtëpi ndonjëherë”.

“Kemi pritur kaq shumë për të zhvilluar këtë shfaqje, e zhvendosëm dhe e shtymë dhe më në fund jemi këtu”, tha Dua.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al