5 Prill, 2023

“Dua hapësirën time me Luizin”/ Kiara shpjegon ndryshimin e sjelljes së saj. Qetësori dhe Lorenci: Ke ardhur me lojën tënde, je më e kthjellët pas daljes


Moderatorja Kiara Tito ka bërë sot një bisedë me disa nga banorët e Big Brother Vip, ku është shprehur se akuzat ndaj saj se ka ardhur me një strategji tjetër pas rifutjes në shtëpi nuk janë të vërteta, pasi thjesht po mban qëndrim mbi lojën.

Capture

Kiara i tha Qetësorit dhe Lorencit se pas daljes nga BBVIP dhe rifutja në shtëpi për herë të dytë e ka bërë atë më të kthjellët dhe më të qetë, si dhe kërkon hapësirën e saj me Luizin.

Sakaq nga ana tjerër, Qetësori i tha se sulmet ndaj saj po bëhet vetëm pas daljes së Olta Gixharit pasi ajo thjesht po mban lojën dhe qëndrimin e saj.

Pjesë nga biseda:

Qetësori: Pse është ndryshe Kiara, apo se nuk është Olta. Ke ardhur me lojën tënde, qëndrimin tënd.

Kiara: Jo kam ardhur me qëndrim, më e kthjellët vij nga jashtë. Ndryshe është të thuash se Kiara erdhi dhe plasi sherre.

Lorenci: Ke ardhur nga jashtë, normal je më i kthjellët

Kiara: Unë vij njësoj, pas sherre. Thjesht dua hapësirën me këtë personin këtu.

Lorenci: Ajo goca ka marrë karakter shumë të keq, por unë kam pasur shumë respekt. Kur i thash unë si erdhi mirë, po ik shko në ndonjë Përputhe, më tha të erdhi zëri ty. Me më dhënë mua rëndësi Efi, o zot.

Kiara: Po po

Luizi: Të tha pra ik rritu njëherë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al