12 Mars, 2022

Donald dhe Beatrix trazojnë rrjetin, “rastësia” që po ngre dyshime për ribashkim


Romanca që nisi brenda BBV mes Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt, zgjati vetëm pak orë jashtë formatit. Por, megjithëse kanë kaluar javë tashmë që dyshja e kanë konfirmuar ndarjen, ata vazhdojnë të jenë mjaft të komentuar në rrjet.

Së fundmi po bëjnë xhiron e rrjetit dy Instastory të shpërndara në llogaritë personale të aktorit dhe këngëatres.

Ka qenë aktori Donald Veshaj ai i cili shpërndau i pari një foto ku mban një palë syze të bardha, dhe bashkëngjitur fotos shkruan: “Këto janë syze për goca më duket.”

Disa minuta pas publikimit të fots nga aktori i humorit, Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit në Instastastory një foto me një palë syze të bardha, shumë të ngjashme me ato të Veshajt.

Megjithatë këngëtarja bashkëngjitur me foton ka shkruar: “Nuk më mungojnë kurrë asnjë një palë.”

Fotot po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet, ku ndjekësit janë të ndarë në mendimet e tyre. Disa mendojnë se ky është një sinjal i këngëtares për aktorin ose edhe anasajelltas, por nga ana tjetër disa e komentojnë si rastësi.

Kujtojmë këtu që kjo nuk është hera e parë që dyshja komentohet për një rastësi të tillë pas ndarjes. Pak javë më parë qarkulloi një foto e Beatrix me një xhaketë, shumë të ngjashme me atë që kishte veshur aktori në finalen e BBV.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al