3 Prill, 2018

Do të shpëtonte princeshën e Dubait por… ish-spiuni bën rrëfimin dramatik


 

Një ish-spiun francez që ka ndihmuar një “princeshë të arratisur” nga një jaht luksoz ka bërë një tregim dramatik. Ai është shprehur se atyre “iu zunë sytë, i prangosën dhe i rrahën”, ushtarët para se të ktheheshin në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Është Jean-Pierre Herve Jaubert, me shtetësi të dyfishtë franko-amerikane, dhe thotë se u arrestua bashkë me ekuipazhin e jahtit Nostromo në një sulm, shkruan “Daily Mail”.

Gjatë rrëfimit ai tregon se u përpoq të shpëtonte Sheikha Latifa, vajzën e Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, sundimtarit të Dubait dhe kryeministrit të EBA, për t’u larguar e për të kërkuar azil politik në Shtetet e Bashkuara.

Më herët vajza ishte shprehur se kishte qenë subjekt i “viteve abuzimi” dhe është burgosur e droguar për 3 vjet.

Shoqata DID “Të burgosurit e Dubait 6” ka publikuar një deklaratë audio, ku Jauber dëgjohet të thotë se bastisja u bë nga “pesë anije luftarake, dy avionë dhe një helikopter”.

Ai thotë se më pas u lirua pa asnjë akuzë nga autoritetet e EBA, por mbetet “i pasigurtë në det”. Në rrëfimin e tij dramatik ish spiuni thotë se në jaht hynë 12 burra, të cilët i rrahën ashpër me armë, i plaçkitën duke marrë shumë gjëra nga anija.

“Na çuan në EBA. Na rrëmbyen e na burgosën në Emirate, nuk e di se ku. Na kishin lidhur sytë dhe duart. Nuk e kam idenë se ku na mbajtën”, vijon ai.

Jaubert thotë se vendosi të ndihmojë Latifën pasi ajo tha se ishte keqtrajtuar. “U përpoqa të ndihmoja princeshë Latifën të ikte nga Dubai, pasi ajo tha se është abuzuar e torturuar nga i ati, dhe ky abuzim, që e kalova dhe vetë, është diçka që nuk mund të tolerohet”, vijon ish-spiuni.

 

Jaubert thotë se ai u lirua por është i bindur që Latifa është mbajtur. Nuk dihet se kur është regjistruar audio, por dihet se ish spiuni është rikthyer në det. Princeshë Latifa thotë se është një nga 30 fëmijët që i ati miliarder ka me 6 gra të ndryshme. Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe e kanë quajtur Jaubert një gënjeshtar, duke mohuar gjithçka që ai ka thënë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al