14 Mars, 2020

“Do ngopen ndonjëherë të pasurit?”- Reperi shqiptar reagon ashpër: Virusi “uria” vret çdo ditë 8500 djem e vajza. Vaksina ekziston, quhet …


Ndërsa bota është përfshirë nga frika e koronavirusit, reperi shqiptar Gold Ag ka ngritur një tjetër shqetësim, atë të urisë.

Në një postim në Instagram, reperi shkruan se 8500 djem e vajza humbin jetën cdo ditë nga ajo që ai e konsideron virusi i urisë.

Ndërsa shton se për këtë ekziston vaksina që quhet ushqim.

Gold Ag ngre pyetjen: “A thua vallë do ngopen ndonjëherë të pasurit?”

Reperi është i njohur për këngët e tij patriotike dhe gjithmonë ne tekstet e tij trajton problematika dhe çështje të rëndësishme për njerëzit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al