5 Shkurt, 2023

“Do na mungojë”/ Luizi zgjohet i përlotur pas eleminimit të Efit në BBVIP (Video)


Luiz Ejlli është zgjuar i përlotur mëngjesin e sotëm pas eleminimit të Efit gjatë “Prime”-t.

Teksa po qëndronte në oborr duke pirë kafen së bashku me Valbonën, këngëtari dukej mjaft i prekur teksa shfaqej duke fshirë disa herë lotët e tij. Madje së bashku me të është prekur dhe këngëtarja

“Më kishte nxjerrë mallin e gocës dhe tani do të më mungojë shumë”– u shpreh Valbona.

 

@3eriik ? #efidhedhes #luizejlli #fyp #bigbrother #bigbrothervipalbania #albania #viral #viralvideo #???? ♬ original sound – ?

Kujtojmë se “Prime” i së shtunës shkaktoi tensione të forta mes banorëve brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Dea Mishel e cila fitoi “Lojën e inteligjencës”, kishte në dorë zarfin e kuq të futur në shtëpi nga ‘Vëllai i Madh’. Asaj iu dha mundësia të dërgonte tre banorë në televotim. Banorët që Dea zgjodhi ishin Luiz, Kiara dhe Efi ku kjo e fundit ishte e eleminuara e dytë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Eleminimi i saj shkaktoi përplasje mes Luizit dhe Dea Michel, ku këngëtari shpërtheu në kërcënime të shumta kundrejt saj.

Mirëpo largimi i Efit solli dhe një ‘çlirim’ të Oltës e cila dukej se e shikonte ish-banoren si një konkurrente të fortë dhe i druhej lojës së saj.

Teksa të gjithë banorët u ngritën për ta përcjellë Efin tek dera ashtu siç bëjnë me çdo të eleminuar, aktorja ishte e vetmja që nuk iu bashkua duke qëndruar e vetme në ‘living’.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka pasur disa përplasje të forta brenda shtëpisë me aktoren. Edhe pse vajzatg u përpoqën t’i sheshonin debatet, ato nuk arritën të rregullonin raportin me njëra-tjetrën. Teksa të gjithë banorët u ngritën për ta përcjellë Efin tek dera ashtu siç bëjnë me çdo të eleminuar, aktorja ishte e vetmja që nuk iu bashkua duke qëndruar e vetme në ‘living’.

Pas përfundimit të spektaklit, Olta ka diskutuar me disa nga banorët se tashmë pas largimit të Efit ndihej më e lumtur se kurrë.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj lumturinë. Morëm pak zemër, doli jashtë pasi doli në krah të Luizit”, shprehet Olta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al