25 Dhjetor, 2017

“Djegur e përvëluar!”- Jeta e re e Vesa Lumës në Zelandën e Re karakterizohet nga ky detaj


Vesa Luma ka vetme paka javë që është zhvendosur në Zelandën e Re, aty ku së bashku me bashkëshortin  Big Bastën dhe djalin Lian kanë nisur jetën e re. Këngëtarët kanë publikuar disa herë foto nga rutina e tyre e re, por këtë herë na kanë njohur edhe me një detaj tipik të jetesës në atë vend. Edhe pse ne në Shqipëri jemi në sezonin e ftohtë me temperatura në 0 gradë, në Zelandën e Re është krejt ndryshe. Atje është një i nxehtë përvëlues.

Dhe pikërisht për këtë arsye, këngëtarja shqiptare ka përfunduar me lëkurë të djegur. Ajo ka publikuar dhe vetë një foto ku shkruan: “Djegur e përvëluar!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al