15 Shkurt, 2018

Djali në foto është reperi pas të cilit vajzat “lënë kokën”


Sapo të thuhet se vajzat lënë kokën pas tij, kuptohet se bëhet fjalë për reperin e njohur Ledri Vula, i cili është shumë aktiv në rrjetet sociale, por fotot e fundit të postuara në “Instagram” kanë tërhequr shumë vëmendjen.

Ai ka postuar njëra pas tjetrës disa foto nga fëmijëria, por njëra prej tyre duket të jetë më e veçanta pasi reperi na zbulon se i vogël paska qenë një kaçurrelës kaq bukurosh.

Ledri i ka shoqëruar fotot vetëm me përshkrimin “I vogël” ndërsa fansat kanë nisur të komentojnë kaçurrelat e reperit të cilat ai i ka edhe sot nëse i rrit flokët, siç shihet në foton e mëposhtme.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al