21 Mars, 2018

Ditmir Bushati në version sportiv


Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, është parë pak ditë më parë teksa bënte ecje përgjatë kodrave të Liqenit Artificial. Ai është një frekuentues i rregullt, në fakt, i liqenit.

Gjithnjë në shoqërinë e bashkëshortes së tij, ai ka preferuar ecjet e gjata në ajër të pastër. Edhe axhenda e ngjeshur diplomatike e kohëve të fundit, nuk ka arritur ta mbajë larg nga pasioni i tij, Bushatin.

Me tuta dhe pa ndonjë kapele që të mos identifikohet, Bushati ecën si individ i zakonshëm dhe shijon pranverën.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al