9 Mars, 2020

Disa ditë pasi zbuloi se ishte shtatzënë, këngëtarja famshme jep lajmin e trishtueshëm, humb njeriun e shtrenjtë


Katy Perry ka pësuar një humbje të madhe vetëm disa ditë pasi njoftoi shtatzëninë.

Gjyshja e saj është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare.

Këngëtarja njoftoi lajmin me anë të një postimi në Twitter mëngjesin e së hënës.

“Një këngë për gjyshen. U prehsh në paqe Ann Pearl Hudson,”- shkroi ajo. Ndërsa postimin e shoqëroi me një link të këngës Deep Peace.

Ndërsa fansat i shprehën mbështetjen e tyre dhe ngushëllimet pas lajmit të trishtueshëm.

Ndarja e gjyshes së këngëtares nga jeta erdhi vetëm pak ditë paso ajo zbuloi se është në pritje të fëmijës së parë me Orlando Bloom.

Katy mbajti lajmin sekret deri të shtunën kur publikoi videoklipin e këngës së saj të fundit ku dukej barku i rrumbullakosur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al