5 Tetor, 2018

Dilema e burrit të martuar: Gruan që dashuroj apo të dashurën që bën s*ks të çmendur?


Një burrë i martuar ka nisë një romancë me një vajzë të re, pasi bashkëshortja e tij nuk e kënaqte në krevat, ndonëse është i dashuruar me të.

Tani e dashura ka filluar të ketë ndjenja dhe ai është në dilemë se cilën femër duhet të zgjedhë.

Kështu thuhet në letrën e 34-vjeçarit drejtuar psikologes të “The Sun”, ku ndër të tjera i shkruan:

Bashkëshortja ime është 32 vjeçe. Ajo është një vajzë e mahnitshme që do bënte gjithçka për mua dhe ka qenë gjithnjë pranë meje. Ne u takuam para gjashtë vitesh, ramë në dashuri dhe u martuam brenda një viti.

Vitet e fundit ajo ka ndryshuar pasi është e stresuar për disa probleme familjare (vëllai i saj është i droguar) dhe e urren punën e saj. Fatkeqësisht pasioni seksual nuk është më i njëjti. Kemi diskutuar për këtë dhe ajo është dakord që duhet të bëjmë ndryshime, të cilat nuk ndodhën kurrë.

Ndërkohë vajza punë është vërtetë e lezetshme dhe ne filluam të flisim para disa muajsh. Është 26 vjeçe. Gjithçka filloi me një pije pas pune për të harruar lodhjen dhe më pas përfundoi me një puthje të çmendur.

“Çfarë ishte kjo”, thamë të dy dhe më pas shkuam në shtëpinë e saj për të kryer marrëdhënie. Fjetëm gjumë dhe kur u zgjuam bëmë seks sërish. Tani nuk mund të heq dorë nga ajo. Është si makinë seksi.

26-vjeçarja është e hapur për çdo gjë dhe kjo e bën marrëdhënien më eksituese. E dinte dhe e kuptoi situatën me gruan time. Por një natë ishte shumë e qetë dhe e pyeta nëse ka diçka që nuk shkon.

Ajo më tha se ka ndjenja për mua. I thashë se do e lë gruan por nuk e di a mund ta bëj. Nuk ka bërë asgjë për ta merituar këtë.

Përgjigja e psikologes:

Tradhtia jote nuk ka të bëjë vetëm me nevoja seksuale pasi e dashura ka ndjenja emocionale. Ky trekëndësh nuk mund të vazhdojë më kështu. I detyrohesh bashkëshortes tënde që të rikthesh jetën seksuale në vend që ta tradhtosh.

Thuaji të dashurës 26-vjeçare se nuk doje ta lëndoje por po përpiqesh të shpëtosh martesën kështu që lidhja duhet të marrë fund.

Gjithashtu thuaji bashkëshortes se e kupton situatën e saj por duhet të përpiqeni së bashku që martesa të mos marrë fund. Ajo të ka mbështetur në të kaluarën dhe tani ka nevojë për ty në këto ditë të vështira.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al