31 Gusht, 2018

Dikur shaheshin nëpër këngë, tani Dafina e Noizy bashkëpunojnë bashkë


Dikur kishin konflikte me njëri-tjetrin, por tani duket se gjërat janë rregulluar mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe reperit Noizy. Nëse më parë Noizy në këngën “Na jena OTR” shante Ledrin dhe Dafinën, tani problemet janë sheshuar.

Madje dyshja e famshme shumë shpejt do të sjellë një bashkëpunim. Dafina publikoi në “Instastroy” një foto ku shfaqeh së bashku me Noizy-n. Teksa i ka hedhur krahët në shpatulla, këngëtarja shkruan: “A mdon mu, a don Noizyn”.

Kujtojmë se pak javë më parë reperi i njohur postoi në profilin e tij në “Instagram” një listë të këngëve që do të nxirrte së shpejti dhe shkrimi i Dafinës përkon me titullin e njërës prej këngëve.

“A don love, A don sex” do të quhet bashkëpunimi i parë mes Dafinës dhe Noizy-t.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al