12 Shkurt, 2018

Dikur media më e përdorur, por sot “Facebook” po bëhet vend për të moshuarit


Për herë të parë në gati një dekadë, më pak se gjysma e adoleshentëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vizitojnë  rrjetin social “Facebook” të paktën vetëm një herë në muaj.

Mesa duket kompania e krijuar nga Mark Zuckerberg e ka humbur interesin mes të rinjve.

Ndërsa një kërkim i ri thotë se adoleshentët dhe të rinjtë po preferojnë më shumë “Snapchat”-in, ndërkohë që po rritet numri i personave mbi 55 vjeç që regjistrohen për herë të parë në “Facebook”.

Sipas kërkimit, filtrat kreativë të “Snapchat”-it mund të jenë arsyeja se pse të rinjtë e preferojnë më shumë këtë rrjet social.

Shifrat e sakta, që do të publikohen në fund të këtij muaji, vijnë nga një kompani në Nju Jork, që ka realizuar një studim në tregun amerikan dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al