5 Shtator, 2019

Dieta e shtatorit, si të humbni peshë pas pushimeve të verës


Pas ngrënies së tepërt në gusht, është koha për dietë. Pushimet kanë mbaruar, por mes oreksit, drekave dhe darkave me miqtë keni vënë disa kile shtesë. Mos u shqetësoni, sepse ekziston një zgjidhje: ndiqni dietën “Shtator”, e bërë posaçërisht për të humbur peshë pas verës, e rekomanduar nga ekspertja e ushqimit, Dr. Carla Lertola.

“Protagonistët janë, si gjithmonë, produktet sezonalë, më të mirë dhe të pasur me lëndë ushqyese”, thotë dietologia. “Dhe nëse rikuperimi i ritmeve të zakonshme të jetës ju shkakton pak ankth, ju mund ta mbani lehtësisht nën kontroll me anë të Omega 3 që gjendet tek peshku dhe triptofanit që sigurohet nga qumështi dhe kosi”. Por le të shohim më në detaje dietën që duhet ndjekur.

Dieta e shtatorit, çfarë të blini?

Ky plan ushqimor siguron 1400-1500 kalori në ditë dhe është i shkëlqyeshëm për të humbur peshë pas kthimit nga pushimet. Baza e kësaj diete janë perimet, bishtajoret, frutat dhe peshku.

Perime dhe bishtajore: Panxhar të kuq, borzilok, brokoli, karota, lakër, kastravecë, çikore, qepë, fasule, fasule jeshile, kopër, kërpudha, sallatë, marule, patëllxhanë, nenexhik, patate, speca, domate, presh, rrepë, rukola, selino, soje, kungull i njomë.

Fruta: Shalqi, banane, hurmë, gështenja, fiq, dardhë, shegë, pjeshkë, rrush të bardhë dhe të zi.

Peshk: Açuke, alalunga, barbun, gocë, peshk shpatë, sardele.

Dieta e Shtatorit, plani për çdo ditë

E hënë

Mëngjesi: Kafe ose çaj, qumësht i skremuar, biskota integrale

Paraditja: Mollë

Dreka: Bukë integrale me gjizë dhe limon, supë me kungull të njomë

Pasditja: Dardhë

Darka: Omëletë me kërpudha, sallatë jeshile e përzier, bukë integrale

E martë

Mëngjesi: Kafe ose çaj, kos me fruta me pak yndyrë, bukë integrale e thekur dhe me një lugë çaji mjaltë

Paraditja: Rrush

Dreka: Makarona dhe fasule të kuqe, sallatë lakër

Pasditja: Mollë

Darka: Përzierje e perimeve të pjekura, bukë integrale

E mërkurë

Mëngjesi: Kafe ose çaj, qumësht i skeremuar, biskota integrale me dy lugë gjelle reçel

Paraditja: Dardhë

Dreka: Oriz me barbun, karota me limon

Pasditja: Kumbulla

Darka: Mish viçi me rukola dhe limon, karota të ziera, bukë gruri integrale

E enjte

Mëngjesi: Kafe ose çaj, kos me pak yndyrë, drithëra

Paraditja: Mollë

Dreka: Supë perimesh, djathë Mozzarella, sallatë me koper

Pasditja: Rrush

Darka: Qiqra të ziera me qepë dhe selino, sallatë jeshile e përzier, bukë gruri integrale

E premte

Mëngjesi: Kafe ose çaj, kos të bardhë me pak yndyrë, drithëra

Paraditja: Pjeshkë

Dreka: Fileto pule në skarë me qepë të pjekura, bukë integrale

Pasditja: Mollë

Darka: Sardele të grira me fasule jeshile, bukë integrale

E shtunë

Mëngjesi: Kafe ose çaj, qumësht i skremuar, biskota të thata

Paraditja: Mollë

Dreka: Makarona integrale me bizele dhe nenexhik, speca të pjekur në skarë

Pasditja: Dardhë

Darka: Kofshë pule të pjekur, sallatë me panxhar të kuq, bukë integrale

E diel

Mëngjesi: Kafe ose çaj, kos të bardhë me pak yndyrë, drithëra

Paraditja: Kumbulla

Dreka: Barbun i zier, brinjë të pjekura në skarë, bukë integrale

Pasditja: Rrush

Darka: Makarona me patëllxhan, rukola turshi dhe domate. /Burimi: Revista Psikologjia/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al