10 Qershor, 2023

Devis Xherahu pjesë e “Big Brother Vip 3”? Fjalët e këngëtarit tregojnë çdo gjë, ja çfarë tha ai


Këngëtari i njohur shqiptar, Devis Xherahu mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, i cili ka treguar se ai do jetë një ndër konkurrentët e edicionit të tretë të “Big Brother Vip “.

Mirëpo nuk mjaftoi vetëm kjo deklaratë e tij, pasi artisti gjithashtu sfidoi moderatorin e emisionit Romeo Veshaj, duke i thënë se edhe nëse të dy ata do jenë konkurrentë në këtë edicion të këtij spektakli ai gjithsesi do ta fitonte çmimin e madh.

 

Pjesë nga biseda

Donald Veshaj: Ne dëgjuam për ty Devis që do futesh në Big!

Devis Xherahu: Isha para një muaji, këndova atje, përjetova emocione të 2006-ës, kam qenë në një emision të tillë në Greqi në 2006-ën, dhe doja ti ripërjetoja ato emocione sërish. Por kur më thanë që do jetë edhe Romeo, thashë atëherë e fitoj Big Brotherin.

Romeo Veshaj: E fiton Big Brother?

Devis Xherahu: Po me bast se kemi edhe dëshmitarë.

Romeo Veshaj: Kemi disa sardele që i hajmë me gjithë hala, unë ty të ha me gjithë hala.

Devis Xherahu: Atëherë largohu.

Donald Veshaj: I ka kapur “pandemia e bigut” edhe pasi ka mbaruar bigu.

Romeo Veshaj: Devisin e keni tek BBV treshi.

Donald Veshaj: Do futesh e ke ndarë

Romeo Veshaj: E ka me qejf pse mos futet.

Devis Xherahu: Doni që të futem unë?

Romeo Veshaj: Po patjetër, unë do jem “Team Devisi”.

Donald Veshaj: Devisi do marrë pjesë në Big Brother Vip 3.

Devis Xherahu: Shaka bën ky.

Donald Veshaj: Po shaka, shaka…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al