24 Korrik, 2018

Dash Shehi flet për femrat seksi në Kuvend: Haruni i Gramshit herë tjetër të ndryshojë pijen, ose ta mbajë atë që pi


Sot në KafeIN në Intv dhe In Radio 105.7 ishte i ftuar deputeti Dashamir Shehi. Një nga emrat që gëzon më shumë mbështetje nga figurat e opozitës vendosi sot të rrëfehej 360 gradë.

Flavio Qarri e pyeti atë edhe për përdorimin e figures së tij nëpër rrjete sociale që Shehi e konsideronte shumë zbavitës.

Sa i takon politikës ai e shikon aktualitetin një moment decadence të qeverisë dhe e konsideron atë butaforike e tv shqetësuar për sheshe fasadë duke lënë pas dore investimet e tjera infrastrukturore e strategjike.

Në një krahasim mes Ramës e Berishës në kontekst shumëplanësh, Shehi tha se edhe në raport me Francën Berisha ishte më dinjitoz se shkoi atje si doktor.

Por I pyetur nga Flavio Qarri ai tha se ende opozita ka shumë rrugë për të bërë për të qënë një ofertë serioze qeverisëse.

Si e komentoni ngjarjen e Elmas Harunit në Gramsh?

Mua më duket si një ngjarje e ekzagjeruar në media, sikur çka ndodhur. Një njeri që ka pirë në Gramsh dhe është zënë me policët. E thërrisnin me emër njeri-tjetrin. PD e ka marrë me shumë seriozitet çështjen e Harunit. Ai bën mirë të pijë një pije tjetër ose ta mbajë atë që pi.

Do jeni kandidat i PD-së për Bashkinë e Tiranës? Ca mendimi keni për Lali Erin?

Ne nuk kemi vendosur asgjë. Gjykoj që Bashkia e Tiranës është çështja më serioze politike e ardhshme. Ne do ta marrim seriozisht. Në qoftë se në Bashkitë e tjera ka komponent lokal, këtu çështja është ndryshe.

Cila është femra më simpatike në Parlament?

Parlamenti i sotëm ka shumë goca të reja dhe kjo më vë në vështirësi. Kur kam hyrë unë në 92 kishte nja 10 a 12. Ishin disa më të pashme. Pamja e jashtme nuk është se luante ndonjë rol të madh në politikën e asaj kohe, sot është ndryshe. Sot një nga preokupimet më të mëdha është se si vishet kryeministri, a e kemi të pahshëm, a i kemi firmato rrobat. E kam të zorshme tani të them një emër.

Arta Dade?

Për kohën kishte një sharm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al