1 Nëntor, 2020

Dafina Zeqiri dhe Tayna në luftë për ndarje territoresh dhe milionash në muzikë


Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj disa foto shoqëruar me shkrime, të cilat kanë ngjallur jo pak kureshtje te ndjekësit.

dafina tayna (4)

Për kurorë nuk kam nevojë, mikrofonin kur e kam në dorë. Zili, zili që prej vitit 2006!”, ka shkruar Dafina krah postimeve të fundit në “Instastory”, por duke mos saktësuar asnjë fakt se me kë lidhen këto shkrime.

dafina tayna (1)

Fill pas këtij momenti, ndjekësit kanë nisur spekulimet, ndonëse vetë Dafina zgjodhi të heshtte fillimisht. Por nuk vonoi shumë dhe u zbulua në ditët në vazhdim se këto postime lidheshin me ish-bashkëpunëtoren e miken e saj, tashmë rivale e përbetuar, Taynën.

tayna dafina zeqiri

Komentuesit mendojnë se ajo prej një muaji i ka hapur luftë ish-bashkëpunëtores së saj, Taynës, një vit pasi publikuan duetin e tyre me titull “Bye Bye”. Në klipin ku shfaqeshin shumë “hot” në lojën që bënin me njëra-tjetrën, ato u prezantuan si mikesha të një stili.

dafina zeqiri4

Nuk dihet ç’ndodhi këtë vit që Dafina është inatosur kaq shumë sa të flasë publikisht për konkurrenten në muzikë.

dafina zeqiri3

Jam e lodhur nga ato femra që bërtasin për ndihmë dhe kur u hap një derë, kthehen kundër dhe madje përpiqen të të bëjnë ‘diss’ ty. Do të kem gjithmonë mbështetjen e vajzave. Vajza, jini vigjilente, jo çdokush që ndihmoni, është njeri i mirë! Karma ka një mënyrë qesharake për të zbuluar të vërtetën. Ti e di se kush je!”- shkruante Dafina një muaj më parë.

tayna (6)

E sapo lexuam këtë shkrim, rikujtuam se me kë ka bashkëpunuar Dafina nga vajzat e showbiz-it, që sipas saj, tani është duke i bërë “diss”. E fundit rezulton Tayna, ndërkohë që pas saj Dafina ka hequr dorë nga femrat, duke bashkëpunuar vetëm me djem.

tayna (2)

Ndërkohë, theksojmë që Tayna ka marrë shumë famë në një kohë të shkurtër, famë që është përkthyer në hite e fitime marramendëse nga muzika. Ndërsa Dafina, me më shumë vite e karrierë në muzikë, është ndër emrat më të dashur të muzikës shqiptare, e cila ka sjellë një sërë këngësh që janë kthyer menjëherë në hite.

tayna (3)

Zeqiri është komentuar gjithashtu dhe për “look”-un e saj, të cilin e ka ndryshuar jo pak herë, duke u shfaqur përherë e më shumë moderne. Por le të kthehemi te lufta e saj, që sipas burimeve tona, po bëhet për ndarje territoresh në muzikë mes dy vajzave, ndarje që përkthehet në miliona para të fituara, që në fakt mes të dyjave po fitohen nga Tayna.

tayna (6)

Ndërkohë, “sherri” virtual mes Dafinës dhe Taynës duket se i ka vënë shumë personazhe përballë një zgjedhjeje. Këngëtarja e njohur, Adelina Ismajli, ka publikuar “freestyle”-n e Taynës, që u mor si një “diss” për Dafinën. Adelina ka treguar hapur vlerësimin për Taynën.

tayna (2)

“WOOOW! WOW! Si më paska shpëtuar kjo. Tjetër nivel. (Fol për komplekset, zemër!)”, shkruante Adelina. Ky duket si një pozicionim i këngëtares në debatin e heshtur mes repereve.

tayna (3)

Gjatë “freestyle”-it, Tayna thotë: “Po m’vje inati? Jo bre, ty t’vjen inati! Hajde po shtyhum, sy m’sy se dorën ta zgjati. Ato nuk din’ me fol shqip wow, le mo me repovat! Dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo”.

tayna (4)

Edhe postimet e Dafinës janë marrë si një ironi kundrejt Taynës. Madje Dafina ka filluar të bëjë shoqe rivalet e Taynës. Pas Melindës, i ka bërë “follow” edhe Rinës. Po ashtu, dy artistet e kanë hequr njëra-tjetrën nga “Instagram”-i.

Kujtojmë se bashkëpunimi i tyre “Bye Bye” është një nga këngët më të pëlqyera dhe të gjithë prisnin që dy reperet të sillnin një tjetër projekt me njëra-tjetrën, por duket se kjo nuk do të ndodhë.

dafina zeqiri

Ndërkohë, sa i përket këtij viti, të dyja konkurruan kokë për klokë me nga një “hit”, Dafina me “Një herë në jetë” dhe Tayna me “Qe, qe”. Më interesantja është që autori i përbashkët i këtyre dy hiteve është i njëjti autor, pikërisht Endrit Mumajesi, i njohur në muzikë si “Muma”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al