13 Nëntor, 2018

Çift edhe në jetë? Anjeza dhe Romeo zbulojnë lidhjen e vërtetë mes tyre


Mbrëmjen e djeshme, moderatorja e dashur për publikun shqiptar Alketa Vejsiu kishte vendosur që të ballafaqonte konkurrentët e spektaklit “Dance with me” me pyetjet më pikante nga rrjetet sociale.

Pas perfomancës së moderatores Anjeza Maja me aktorin e humorit, Romeo Veshaj, Alketa u tha se fansat e tyre janë shumë kuriozë të dinë nëse janë çift edhe në jetë, jo vetëm në skenë.

I pari që u përgjigj ishte Romeo i cili tha: “Thuaj atij që ta ka bërë këtë pyetjen se ka shumë fantazi. Por që nuk është aspak e vërtetë”.

“Jemi shumë të lumtur në këtë spektakël. Ajo çfarë thuhet është aq e pavërtetë saqë nuk duam as edhe t’i përgjigjemi”, u përgjigj Anjeza.

“Unë e kam si gocë halle Anjezën” – tha aktori i humorit, duke theksuar se nuk ka asgjë mes tyre.

Kjo pyetje vjen pasi Anjeza dhe Romeo janë komentuar shumë për kiminë mes tyre në kërcim.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al