7 Korrik, 2023

Çfarë ndodhi këtë herë? Twitter ‘kërcënon’ kompaninë Meta se do ngrejë padi ndaj saj, zbulohet arsyeja


Twitter akuzoi Meta pasi kompania mëmë Facebook dhe Instagram lanccoi Threads, një aplikacion i ri i mediave sociale.

Elon Musk i cili është drejtori i Twitter akuzoi Metën pasi sipas tij ajo ka punësuar ish-punonjësit e kompanisë së tij të cilët  kishin dhe vazhdojnë të kenë akses në sekretet tregtare të Twitter dhe informacione të tjera tepër konfidenciale.

Me anë të një letre avokati i Twitter, Alex Spiro akuzoi CEO-n e kompanisë Meta, Mark Zuckerberg për marrjen dhe keqpërdorimin e paligjshëm të sekreteve tregtare dhe pronave të tjera që Twitter ka.

Twitter synon të zbatojë me seriozitet të drejtat e tij të pronësisë intelektuale dhe kërkon që Meta të marrë masa të menjëhershme për të ndaluar përdorimin e çdo sekreti tregtar në Twitter apo informacione të tjera tepër konfidenciale”, shkruan Spiro në letër, sipas The Guardian.

Twitter pretendon se punonjësit kanë “detyrime të vazhdueshme” ndaj kësaj kompanie dhe sipas saj ata i kanë keqpërdorur dhe nxjerrë tek konkurentët sekretet e kompanisë.

Sipas Twitter, Meta “qëllimisht” i punësoi këta ish-puntorët e kompanisë së saj që të punonin për “Threads” me qëllimin specifik që ata të përdorin sekretet tregtare të Twitter dhe prona të tjera intelektuale për të përshpejtuar zhvillimin e Threads, pretendon letra.

Sipas Twitter, Meta ka shkelur ligjet shtetërore dhe federale, si dhe detyrimet e vazhdueshme të punonjësve të dyshuar ndaj Twitter, ndërsa do ta padisë atë për marrjen dhe shpërdorimin e të dhënave të kësaj kompanie.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al