31 Janar, 2024

Çfarë ndodhi? Genc Fuga shpërthen në lot në mes të emisionit, aktori merr surprizën e veçantë nga fëmijët dhe bashkëshortja


Aktori i njohur Genc Fuga së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka folur më shumë rreth jetës së tij personale.

Mirëpo gjatë intervistës ai ka marrë një surprizë në studio nga bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani dhë fëmijët e tij.

Familja i kanë dërguar Fugës një buqetë me lule dhe një letër, përmes së cilës gruaja dhe fëmijët i kanë treguar se sa me fat janë që ai është i pranishëm në jetën e tyre.

I emocionuar aktori nuk i ka mbajtur lotët në studio nga këto fjalë zemre, ndërsa i kërkoi Rudinës që ta lexojë letrën.

Kujtojmë që disa muaj më parë Genci pësoi një goditje në tru dhe iu nënshtrua një operacioni mjaft të vështirë, megjithëse tashmë duket në një gjendje të mirë shëndetësore.

Pjesë nga biseda:

Genc Fuga: Më fal, por unë nuk mund ta lexoj dot këtë. Është shumë e bukur.

Rudina Magjistari: A mund ta lexoj unë?

Genc Fuga: Po të lutem.

Rudina Magjistari: Okej po e lexoj unë. Genc Fugës nga bashkëshortja dhe tre vajzat e tij: “Të kesh një baba si ty është fat! Ti je dhe do të mbetesh gjithmonë shembulli, krenaria, e mbi të gjitha, shoku ynë. Të duam shumë!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al