29 Dhjetor, 2018

Çfarë do të thotë Mbretëresha? Në dasmën e parë, Meghan Markle u ka bërë dhuratë të ftuarve marijuanë


Në moshën 30-vjeçare, Meghan Markle u martua me Trevor Engelson, një producent hollivudian. Dasma e saj e parë u bë në shtator të vitit 2011.

Dhe a mund t’ju shkojë në mend se cila ishte dhurata që ata të dy u bënë të ftuarve? “Daily Mail” shkruan se ishte një pako me marijuanë, që do t’i shtonte më shumë lezet festës, sipas tyre.

Madje thuhet se Meghan personalisht, jo vetëm që u kujdes që çdo i ftuar të merrte një pako të tillë, por i ndihmoi që të dridhnin cigaret me marijuanë.

Detajet nga dasma e parë e bashkëshortes së tanishme të Princ Harry-t u zbuluan nga disa prej të ftuarve dhe u publikuan nga “The Sun”. Thuhet se festa zgjati katër ditë, në të cilën të ftuarit luajtën lojëra në plazh dhe u dendën me pije alkoolike.

Kjo nuk është aspak ajo që pritej nga Dukesha, e cila tashmë është në pritje të fëmijës së saj të parë me Princ Harry-n. Gjithashtu kjo do të jetë e turpshme për familjen mbretërore, të cilët janë shprehur shpesh lidhur me shqetësimin për përdorimin e drogës.

Në të njëjtën kohë do të jetë e vështirë edhe për Meghan që të mohojë faktin që kanabisi ishte një nga dhuratat e festës, pasi u publikua email-i ku i kërkonte një miku që ta ndihmonte për të gjetur qeset e duhura.

“Meghan mendonte se kjo do ta bënte dasmën të paharrueshme”, tha një burim.

Ndërkohë kujtojmë se dasma e Meghan Markle me Princin Harry ishin shumë ndryshe nga martesa e saj e parë në Xhamajkë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al