9 Shtator, 2017

Celulari i përvjetorit të dhjetë të “Apple”-s do të quhet “Iphone X”…?


Celulari i ri simbol i “Apple”-s do të quhet “iPhone X”. Kjo merret vesh nga thashethemet se kompania do të përdorë numrat romakë, për ta shënuar përvjetorin e saj të dhjetë.

Burimet në fjalë thonë se ky celular do të lancohet me dy celularë të tjerë, të cilët do të mbajnë emrat “iPhone 8” dhe “iPhone 8 Plus”, gjë që domethënë se “Apple” ka gjasa që ta tejkalojë një gjeneratë ‘S’ për herë të parë, qëkur është paraqitur. Javën e kaluar ishte marrë vesh që kompania do ta prezantojë “iPhone”-n e radhës në një ngjarje të veçantë në kampusin e saj në Kaliforni, më 12 shtator.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al