24 Korrik, 2018

Brenda shtëpisë super luksoze të Mario Dedivanoviç (FOTO)


Mario Dedivanoviç është një prej grimierëve më të famshëm në të gjithë botë. Ai njihet ndryshe edhe si “babai i konturit”.

Artisti shqiptar i makeup-it së fundmi ka hapur dyert e shtëpisë dhe i la të gjithë pa mend.

Në një postim në “Instagram”, bashkëpunëtori i hershëm i Kim Kardashian dhe i shumë yjeve të “Hollywood”-it, ka falenderuar arkitektin e tij, i cili e ka përfshirë shtëpinë e Marios në librin e tij të sapopublikuar dhe ka zbuluar kështu dhe ambientet e brendshme të apartamentit luksoz në Nju Jork.

Bëhet fjalë për një shtëpi super elegante ku dominon ngjyra gri dhe ato neutrale.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al