9 Tetor, 2019

Brenda festës magjike për 25 vjetorin e Irës. Bashkëshortja e Gaz Pajës tregon barkun e rrumbullakosur


Një festë surprizë është organizuar ditën e djeshme për të ‘bukurën’ e Gaz Pajës. Ira Seferi ka festuar 25 vjetorin e lindjes në një festë vërtet magjike.

Është hera e parë që Ira e tregon barkun e rrumbullakosor dhe duket më e lumtur se kurrë. Në dekorin e festës së saj dominonte ngjyra blu, për t’i dhënë gjithashtu rëndësi edhe ardhjes së bebit djalë.

Në këtë festë, veç mikeshave të saj nuk mungoi edhe bashkëshorti i saj Gazi.

Ira dhe Gazi janë në pritje të ëmbël dhe duket që po afron dita që ata të kenë në krahë vogëlushin e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al