14 Maj, 2018

Bleona Qereti intervistë për “Daily Mail”: Zhveshja ime është art, jo për të rënë në sy


Këngëtarja shqiptare e cila pak kohë më parë u bë kryefjala e mediave rozë në botë, me veshjen e saj “topless” në festën e “Vanity Fair Oscars”, ka thënë se paraqitja e saj është keqinterpretuar pikërisht nga mediat.

Bëhet fjalë për Bleona Qeretin e cila ka shtuar se zhveshja e saj në sytë e publikut është për art dhe jo për të tërhequr vëmendjen. 38-vjeçarja ka shokuar me veshjen e saj në mars, ku u shfaq në tapetin e kuq me një fustan rrjetë ku dukej shumë qartë gjoksi i saj.

Kështu e ka nisur shkrimin “Daily Mail” dedikuar Bleonës, e cila së fundmi ka zbuluar të vërtetën rreth zgjedhjes së saj për këtë fustan. Ajo ka thënë se industria e showbiz-it ka standarde të dyfishta për gratë, duke shtuar se veshja ishte edhe një sinjal për burrat që përpiqen që t’u tregojnë grave se çfarë duhet të veshin.

Duke folur ekskluzivisht për “Femail”, këngëtarja e cila ka lëvizur nga vendlindja e saj, Shqipëri për në Los Angeles 10 vite më parë, ka thënë se vendimi për tu zhveshur është krejtësisht i saj dhe se i gëzon faktit të të qenit kreativ me veshjet.

“Gratë janë shtypur për një kohë të gjatë, gabimisht janë bërë objekte nga burrat në industrinë e argëtimit. Unë u vesha ashtu për fushatën #MeToo, dhe ata duhej të kuptonin se unë jam e lirë dhe kam të drejtë të shpreh veten time ashtu siç unë jam në të vërtetë”, ka thënë Bleona gjatë intervistës.

Ajo ka shtuar se të gjitha femrat duhet të ndihen rehat me veten e tyre. “Nëse Iggy Pop mund të dalë nudo, pse gratë e tjera nuk mund të bëjnë të njëjtën gjë”, ka thënë këngëtarja.

Kjo e fundit është shprehur se standardet e dyfishta vlejnë edhe te gjinia femërore, duke shtuar se yjet si Beyonce e Kim Kardashina nuk kritikohen edhe pse ishin zhveshur njësoj.

“Nëse Kim ose Beyonce e kanë bërë të njëjtën gjë si unë, ata thonë ‘kanë thyer internetin’. Duhej të ishte ‘o zot sa mirë duken’ – Kim K e bën këtë në baza ditore. Gjithsesi, kur nuk ju njohin, kjo përkthehet sikur kërkon vëmendje”, ka thënë Qereti.

Përktheu: Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al