14 Mars, 2020

Bill Gates tërhiqet nga bordi i Microsoft, njeriu i dytë më i pasur në botë do i përkushtohet …


Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates po tërhiqet nga bordi i kompanisë për të kaluar më shumë kohë në aktivitete filantropike.

Ai thotë se dëshiron të përqëndrohet në shëndetin dhe zhvillimin global, arsimin dhe trajtimin e ndryshimeve klimaterike.

Njeriu i dytë më i pasur në botë hoqi dorë nga roli i tij i përditshëm për të drejtuar Microsoft.

“Kompania gjithmonë do të jetë pjesë e rëndësishme e jetës sime,”- tha 65- vjeçari ndërsa shtoi se do vazhdojë të komunikojë me udhëheqësit e saj.

Gates është renditur nga Forbes si njeriu i dytë më i pasur në botë pas themeluesit të Amazon, Jeff Bezos dhe ka një pasuri prej 103.6 miliardë dollarë.

Ai e ngriti pasurinë e tij nëpërmjet zhvillimit të softëare për kompjuterat personalë.

Gates krijoi Microsoft me mikun e tij të fëmijërisë, Paul Allen, i cili vdiq në 2018.

Microsoft u bë i mundur për njeëzit në vitin 1986 dhe brenda një viti Bill Gates, në moshën 31 vjeçare, u shpall miliarderi më i vogël në votë që ka ngritur vetë pasurinë.

Gates ka shërbyer në bordin e Berkshire që nga viti 2004, por i kushton pjesën më të madhe të organizatës bamirëse që themeloi me gruan e tij, fondacionit Bill & Melinda Gates.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al