30 Nëntor, 2017

Bie serveri i WhatsApp në të gjithë botën, 60 minuta pa komunikim


Aplikacioni i whatsApp  nuk funksionoi për 60 minuta gjatë kësaj mbrëmjeje. Ky ishte një problem jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë botën.

Nga ora 20:00 deri rreth orës 21:00 e pak minuta ishte e pamundur të merrje apo dërgoje mesazhe. Whatsappdown u bë një ndër hashtaget kryesore në Twitter në momentet që nuk funksionoi aplikacioni.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al