6 Maj, 2020

“Bëj seks me sekretaren dhe komshijen”- Burri i dëshpëruar për të kryer marrëdhënie seksuale me gruan: Kyç derën e dhomës, s’më lë të futem brenda


“Unë po bëj seks me sekretaren dhe komshijen sepse gruaja ime nuk dëshiron të kryejë marrëdhënie seksuale me mua.”

Ky është rrëfimi i një burri për psikologun në artikullin e botuar nga The Sun. Ai tregon se gruaja e tij, madje i kyç derën e dhomës së gjumit gjatë natës në mënyrë që të mos hyjë në brenda.

Rrëfimi i plotë:

Ne bënim shumë seks por shkoi drejt greminës dhe nuk e di pse. Gruaja ime më tha që kishte humbur interesin për të kryer marrëdhënie me mua.

Të dy jemi 45 vjeç. Unë kam një biznes mode por gruaja ime s’ka dashur të punojë asnjëherë sepse siguroja unë gjithçka për të dhe fëmijët tanë adoleshentë.

Mora një sekretare të re një vit më parë. Ajo është 28 vjeçe dhe e mrekullueshme. Më tërhoqi menjëherë që kur e intervistova. Ajo gjithashtu është e shkëlqyer edhe në punën që bën.

Një mbrëmje vitin e kaluar iu prish makina dhe e dërgoi në servis. Ata i thanë se duheshin tre orë për ta riparuar dhe mendova të mos e lë vetëm.

Ishte hera e parë që folëm vërtet. Ajo më tregoi se i dashuri i saj e kishte tradhtuar. Filloitë qajë dhe vendosa krahun rreth saj. Pastaj u kthye drejt meje dhe filluam të putheshim.

Përfunduam duke bërë seks. Lidhja me të zgjati deri në fillim të izolimit pasi më tha se ishte shumë e rrezikshme për tu takuar.

Por një ditë fqinja ime erdhi tek shtëpia ime ndërsa gruaja po bënte Pazar. Ajo më tha nëse mund të zhvendosja disa pllaka në kopshtin e saj. Nuk u afruam shumë por biseduam me njëri-tjetrin.

Pas kësaj ajo më thirri disa herë në shtëpinë e saj kur shihte që gruaja ime shkonte në pazar. Pas dy javësh filluam duke bërë seks. Ajo është 39 vjeç, e divorcuar dhe e mërzitur nga të qenurit vetëm.

Fëmijët e mi janë në telefona gjithë ditën dhe nuk e kuptojnë kur jam jashtë. E di që ata e urrejnë mënyrën sesi uën dhe gruaja ime debatojmë.

Ata thonë se ne duhet të divorcohemi. Jam i dëshpëruar për seks por gruaja më thotë jo.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al