7 Qershor, 2023

Bëhuni gati për datën 30 qershor! Enrique Iglesias do të performojë për herë të parë në Tiranë


Një tjetër artist me famë do të vizitojë Tiranën për të dhuruar spektakël.

Bëhet fjalë për këngëtarin nga Spanja, Enrique Iglesias, i cili pritet të performojë në kryeqytetin e Shqipërisë më 30 qershor. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

“Vallëzojmë me yllin tjetër Enrique Iglesias në 30 qershor në Tiranë”, ka shkruar Rama në postimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al