16 Qershor, 2018

Bebe Rexha vjedh hitin e viteve ’90? (VIDEO)


Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka publikuar së fundmi projektin më të ri muzikor “I’m a Mess” që do jetë pjesë e albumit të saj “Expectations”.

Kënga është shkruar nga Bebem Jussi dhe Justin Tranter. Ajo  ka ndjenjë të fortë që flet për dashurinë ndaj një mashkulli, të cilën e konsideron të rrëmujshme por ka shpresë se çdo gjë do rregullohet.

Por mediat e huaja shkruajnë se kjo këngë është frymëzuar nga Meredith Brooks dhe hiti i saj “Bitch” në vitet ’90.

“I’m a mess, I’m a loser, I’m a hater, I’m a user, I’m a mess for your love it ain’t you”, thuhet në tekstin e këngës së Rexhës.

Ndërsa Meredith ka një fragment: “I’m a bitch, I’m a lover, I’m a child, I’m a mother, I’m a sinner, I’m a saint.

Tashmë na ngelet të presimin reagimin e këngëtares shqiptare në lidhje me këtë. Kujtojmë se ky projekt që është publikuar vetëm me tekst dhe audio do të jetë pjesë e albumit që do vijë në treg me 22 qershor.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al