24 Nëntor, 2021

“Beatrix e dinte që isha i lidhur”/ Flet banori që doli nga Big Brother VIP: Kishte tre javë kohë për të kuptuar kush jam unë! Monika dhe Semi i kanë thënë se…


Ish-futbollisti, Kledi Hysa i cili javën e parë doli nga shtëpia e “Big Brother VIP” ka konfirmuar se është në një lidhje me një vajzë, pavarësisht se gjatë lojës në shtëpi ai shprehu pëlqim për konkurrentet tjetër, Beatrix Ramosaj.

Kledi-740x450

Ai ka deklaruar se të gjitha banorët e shtëpisë e kanë ditur që ai ishte i lidhur, ndërsa shprehet i sigurt se për këtë ishte në dijeni edhe Beatrix.

“Gjithë shtëpia e ka ditur që unë jam i lidhur. Beatrix ka patur 3 javë kohë për të kuptuar kush jam unë. Ajo e dinte më mirë se të gjithë atje brenda që jam i lidhur, të jeni të sigurt. Monika dhe Semi i kanë thënë që Kledi është i lidhur, dhe kur u bë loja me shishe fakti që unë jam i lidhur jashtë u tha”- u shpreh ish banori i Big Brother VIP në një intervistë në News24.

kledi hysa

khaoula selmi kledi hysa (17)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al