20 Mars, 2019

Bashkë deri në orët e para të mëngjesit, ja prova që i nxjerr zbuluar Luanën e Krenarin (FOTO)


Luana Vjollca vendosi që ta gdhinte të mërkurën në një studio diskografike. Nëpërmjet disa postimeve në “Instastory”, ajo zbuloi se nuk kishte fjetur gjithë natën, pasi ishte duke punuar për projekte të reja.

Në postimet e moderatores së njohur ora shënonte 2:00, 3:00 dhe 5:00. E mesa duket, Luana nuk ndodhej vetëm me producentin e saj!

Ajo zbulohet se shoqërohej nga partneri Krenar Çoçaj. Ky i fundit ka postuar një video në “Instastory”, ku ndodhet në të njëjtën studio.

E teksa profili i tij i “Instagram”-it është i mbyllur, videoja u ripostua nga producenti i Luanës, Bini Nebihu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al