5 Prill, 2023

Babai i Dea Mishel kthehet kundra Efit: Është shumë larg vajzës sime


Babai i Dea Mishel, Bujar Hoxha, ishte mëngjesin e djeshëm i ftuar në emisionin “Wake Up” në “Top Channel”, ku foli për rrugëtimin e së bijës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”. Bujari i jep mbështetjen e tij më të madhe Deas dhe mendon se ajo duhet të jetë fituesja e këtij edicioni.

Screenshot-2023-02-10-124501-1

Por, jo vetëm kaq, pasi ai ka komentuar edhe në lidhje me Olta Gixharin, ku shprehet se për të ajo është fituesja morale e këtij “Big Brother”. E vlerëson lojën e saj dhe sipas tij ka ditur të fashojë zemrën e saj pa u viktimizuar asnjëherë aty brenda.

 

Babai i konkurrentes, nuk ka lënë pa komplimentuar as lojën e Oltës. “Sinqerisht ka ditur të luftojë dhe ta fashojë aq bukur atë zemrën pa u viktimizuar asnjëherë atje brenda, asnjëherë nuk ka dashur ajo që të marrë pëlqime nga jashtë se ajo qe veç me djalin. Për mua është fituesja morale e ‘Bigut’ dhe për këtë nuk ma ndërron asnjëherë mendimin. U tregua më burrë se të gjithë ata që i thonë vetes burrë atje brenda me daljen që bëri. Në fund ajo i vuri shqelmin lekëve dhe zgjodhi dashurinë.

Dea-EfiLuizi-Kiara-3599000233565224238676

Të gjithë të tjerët po zgjedhin paratë dhe nuk po zgjedhin dashurinë, kjo është e keqja në shoqërinë tonë. Po shkelen ndjenjat, po shkelen virtytet, moralin e kanë bërë copë, moralin unë nuk e di nëse ekziston më si fjalë në fjalorin tonë”. Më tej, babai i Deas, nuk e ka kursyer as Efin, e cila prej ditësh ka një konflikt me Dean. Duke mos u kursyer në opinionin e tij, ai u shpreh se Efi është shumë larg vajzës së tij. “Nga ai vend që jemi unë dhe Dea në vitin 1920 hodhëm një perandori në det. Qe një nga perandoritë më të mëdha. Dean me Efin i lidh vetëm mendoj unë një ndajfolje vendi, larg. Domethënë janë shumë larg njëratjetrës”, u shpreh Bujari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al