13 Gusht, 2021

Babai i Britney Spears është i gatshëm të japë dorëheqjen nga kujdestaria, por ka një kusht! Ja çfarë kërkon i ati i këngëtares


Babai i Britney Spears ka deklaruar dje në gjykatë se “është i gatshëm të japë dorëheqjen” si kujdestar i vajzës së tij, por thotë se nuk ka asnjë justifikim që ai të zëvendësohet menjëherë, ose të japë dorëheqjen për këtë post që e ka mbajtur për më shumë se 13 vjet.

britney spears

Në përgjigje të një peticioni për ta zëvendësuar atë, ekipi ligjor i James Spears argumentoi se ai hyri në jetën e vajzës së tij në vitin 2008 si kujdestar, sepse ajo kishte “nevojë për ndihmë”, shkruan “NBC News”.

Zoti Spears vazhdon të shërbejë me respekt, dhe ai nuk duhet të pezullohet ose largohet, dhe sigurisht të mos bazohet në pretendime të rreme,“- thuhet në dosje. “Zoti Spears është i gatshëm të japë dorëheqjen kur të jetë koha e duhur, por zëvendësimi duhet të jetë i rregullt dhe të përfshijë një zgjidhje të problemeve që janë në pritje të Gjykatës.”

britney spears (5)

Dosja argumenton se një peticion i ngritur për ta larguar atë nga avokati i Britney Spears, Mathew Rosengart, ishte i bazuar në gënjeshtra dhe se ai ka qenë “objektivi i sulmeve të pajustifikuara”.

Kjo shkaktoi konfuzion të enjten pasi disa organizata lajmesh raportuan se ai kishte paraqitur dorëheqjen e tij, por ekipi ligjor i Jamie Spears konfirmoi për “NBC News” se ai nuk po tërhiqej tani. Jamie Spears thotë se disa probleme për kujdestarinë duhet të zgjidhen para se ai të japë dorëheqjen.

britney spears (4)

Kur këto probleme të zgjidhen, z. Spears do të jetë në gjendje të tërhiqet,” thuhet në dosje. “Por nuk ka rrethana urgjente që justifikojnë pezullimin e menjëhershëm të zotit Spears.”

Rosengart, i cili u emërua në çështjen e Britney Spears më 14 korrik, paraqiti një peticion duke i kërkuar gjykatës që të hiqte Jamie Spears si kujdestar dhe ta zëvendësonte atë me Jason Rubin, një kontabilist profesionist. Gjykata pritet të vendosë në një seancë muajin e ardhshëm.

britney spears3

Nëse publiku do të dinte të gjitha faktet e jetës personale të zonjës Spears, jo vetëm momentet e mira, por edhe të këqijat, të gjitha problemet e varësisë dhe shëndetit mendor me të cilat ajo ka luftuar, dhe të gjitha sfidat e konservatorizmit, ata do ta lavdëroni zotin Spears për punën që ka bërë, dhe jo ta fyenin atë.

Por publiku nuk i njeh të gjitha faktet dhe ata nuk kanë të drejtë t’i dinë, kështu që nuk do të ketë shpërqendrim publik për zotin Spears,” thuhet në dosje.

britney spears4 britney spears (3) britney spears (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al