8 Gusht, 2022

“Ataku i panikut më mbërthente herë pas here!” Rozana Radi flet për problemet me ankthin dhe ndërhyrjet me ‘botox’: Do isha e vdekur në portret…


Nëse ka diçka që Rozana Radi nuk do bënte kurrë ai është-botoxi.

Së fundmi, ajo ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Ndër të tjera Rozana ka treguar edhe një herë si ia doli të humbte peshë, duke ndjekur një regjim strikt dhe mbi të gjitha duke edukuar veten me të ushqyerit shëndetshëm, si dhe ka folur për kujdesin ndaj lëkurës.

Ajo shkruan se një aktore në profesion nuk mund të përdorë botox sepse i ikën mimika dhe do ishte si e vdekur në portret kur interpreton.

“Një aktore në profesion nuk duhet të përdorë Botox për mendimin tim, sepse i ikën mimika dhe do ishte e vdekur në portret kur interpreton. Nëse ngrej vetullat efekti është ky në foto”, shkruan ajo dhe vijon rrëfimin e saj duke treguar se nuk lyhet kurrë gjatë  ditës si dhe e quan veten me fat që Zoti i ka dhënë tiparet e fytyrës fiks siç ajo i do dhe për këtë arsye nuk do të bëjë kurrë ndërhyrje.

Ndërkohë mes të tjerësh Rozana ka folur edhe për ankthin. Artistja shkruan se ka patur jetë të vështirë dhe nuk i ka shpëtuar këtij problemi që e ka zbuluar shumë vite pas humbjes së prindërve. Ajo jep edhe dy rekomandime për ata që vuajnë nga antkhi: Kërkoni ndihmë te njerëzit e dashur dhe te doktorët.

Kam patur një jetë të vështirë dhe nuk mund t’i shpëtoja ankthit. Vetëm se mua mu shfaq shumë vite pas humbjes së prindërve. Kisha kohë që nuk flisja për atak paniku që më mbërthente herë pas here, ankthin. Kërko ndihmë tek njerëzit e dashur, gjë që kam bërë dhe unë dhe nëse shkon tek një doktor kur të dhemb diçkanë trup mos ngurro të shkosh tek një doktor kur të mundojnë probleme të tilla.“- shkruan ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al