15 Mars, 2019

Arsyeja alarmuese pse “Facebook” dhe “Instagram” u bllokuan, por ja çfarë thotë Zuckerberg


“Facebook” ka kërkuar falje për atë që duket të jetë ndërprerja më e gjatë ndonjëherë e shërbimit të rrjetit social.

Dy ditë më parë miliona përdorues të “Facebook” në mbarë botën kanë hasur probleme me përdorimin e kësaj platforme, probleme të cilat shoqëruan përdoruesit edhe orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Twitter-it”, “Facebook” ka shpjeguar dhe ka kërkuar falje për anomalinë që përfshiu këto platforma të rrjeteve sociale.

“Dje si rezultat i ndryshimit të konfigurimit të serverit, shumë njerëz hasën vështirësi në qasjen në aplikacionet dhe shërbimet tona. Tani i kemi zgjidhur çështjet dhe sistemet tona janë duke u rikuperuar. Na vjen keq për shqetësimin dhe vlerësojmë durimin e të gjithëve”, shkruan “Facebook” në “Twitter”.

Ndërkohë ditën e djeshme, “New York Times” shkroi se bllokimi i rrjeteve sociale, “Facebook”, “Instagram” dhe “Whatsapp”, erdhi për arsye të një hetimi kriminal që ishte ngritur, pasi dyshohet se gjigandi i rrjeteve sociale ka shitur detaje personale të përdoruesve.

Për këtë arsye specialistë brenda rrjetit ndërhynë ndoshta për të fshirë në kohë rekord materiale komprometuese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al