15 Nëntor, 2018

“Armina ruaj burrin”, aktori i njohur paralajmëron blogeren, ja si i përgjigjen Shkëlzeni dhe e fejuara (FOTO)


Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni ka publikuar sot një fotografi në profilin e tij në “Instagram”, ku shfaqet mjaft serioz i veshur me kostum.

Fotoja ka marrë shumë pëlqime dhe komente, ku janë disa personazhe të njohur si Ermal Mamaqi, Arbër Çepani dhe Julian Deda që kanë diçka për t’i thënë.

Por komenti i aktorit të njohur Jul Deda tërhoqi vëmendjen pasi paralajmëronte Armina Mevlanin që të bënte kujdes. “Ruaj burrin”.

Julit i kthyen përgjigje të dy, si Shkëlzeni ashtu edhe e fejuara e tij, Armina. “Vreshtin’ e ruan frika”, i përgjigjet Berisha, ndërsa Armina i kthehet: “Kam teknikat e mia unë në ruajtje”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al