10 Mars, 2020

Arilena Ara gati për në Eurovizion, publikohet versioni zyrtar i këngës që do përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian të muzikës


Kënga që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion është gati. Arilena Ara ka sjellë versionin zyrtar të këngës që do perfomojë në festivalin e madh të muzikës në Evropë.

Kënga është në gjuhën angleze, ndërsa është ndryshuar titulli nga “Shaj” në “Fall From The Sky”.

Arilena ka ndryshuar tekstin e këngës ndërsa melodia dhe ritmi mbeten të njëjtët.

Këngëtarja solli vetëm versionin audio të “Fall From The Sky”. Pritet që së shpejti ajo të publikoi videoklipin e këngës së saj.

“Eurovision” do mbahet në muajin maj në Rotterdam.

Ndërsa kënga e Arilena Arës është vlerësuar shumë.

Në një artikull, BBC shkroi se: “Eurovizion nuk do ishte Eurovizion pa baladën e Arilena Arës.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al